Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti insiston që opozita shqiptare të ketë përfaqësues në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, përcjell TV21. Mexhiti thotë se nuk ka mundësi që ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, të ushtrojë funksion në ekzekutiv dhe të përfaqësojë opozitën shqiptare në KSHZ.
“Nuk kemi asgjë kundër që ASH të ketë anëtar në KSHZ, por ASH mund të ketë në ato 4 anëtarë që ka pozita, opozita ka 3 anëtarë, pozita ka 4 anëtarë. Mirëpo nuk mundet Aleanca të jetë pjesë e Qeverisë dhe të pretendojë ta përfaqësojë opozitën shqiptare, pra nuk mund të jesh edhe ministër i Drejtësisë dhe të pretendosh ta përfaqësosh opozitën”, tha Mexhiti./tv21.tv