Ekipi i Kosovës ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
“Ushtria” e Driton Kukës fitoi katër medalje nga kjo garë.
Distria Krasniqi dje e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kampionia olimpike ishte fantastike, duke shënuar fitore të njëpasnjëshme, ndërsa u ndal në finale nga francezja Amandine Buchard.
Medalje dje fitoi edhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, që u stolis me të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo e mundi gjermanen Seija Ballhaus në luftë për vendin e tretë.