Bashke

Moti sot në Maqedoninë e Veriut – 17 nëntor 2023

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, periudha me diell dhe me erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite priten reshje shiu, të cilat në orët e mbrëmjes do të jenë më të dendura (mbi 20l.m2). Në orët e mbrëmjes në viset malore për shkak të masës së ftohtë të ajrit reshjet do të kalojnë në të dëborës, por me intensitet të dobët.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 12 deri në 18 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu. Ndërsa gjatë natës do të filloj të fryjë erë e përforcuar dhe reshjet në malet përreth do të kalojnë në të dëborës, me intensitet të dobët. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 14 gradë Celsiusë.alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë