Ka kaluar pothuajse një muaj nga shkarkimi i Josè Mourinhos, por portugezi ka ende fjalë për të thënë për Romën:
“Kujtimet e karrierës sime janë të shumta, të mira dhe të këqija. Por, nëse më duhet të zgjedh një, ndoshta them i fundit. Nuk është trofeu më i rëndësishëm që kam fituar, por për dimensionin e gëzimit që solli them se Liga e Konferencës e fituar me Romën. Nëse më duhet të zgjedh, do ta them këtë. Por ka pasur shumë gjëra të mira në karrierën time, shumë ndeshje fantastike për t’u mbajtur mend dhe është e pamundur të zgjedh një ose dy”.
Çuditërisht, edhe ndër kujtimet negative është një episod te verdhekuqtë:
“Ka edhe shumë kujtime të këqija, dy gjysmëfinale të Champions League të humbura me penallti, një finale e Europa League e humbur me penallti, sepse arbitri kishte vendosur që ne nuk mund të fitonim (ajo kundër Sevillas sezonin e kaluar). Ka gjithashtu shumë kujtime të këqija.”
Në fund kishte hapësirë për atë që zuri vendin e tij, Daniele De Rossi: “Do të më pëlqente ta kisha De Rossin tek Interi dhe Reali, por nuk ishte e mundur. Doja gjithashtu Tottin tek Interi, pavarësisht moshës, por nuk ishte e mundur. Janë lojtarë që i dëshiron çdo trajner.” /Supersport