Bashke

Nga nesër akrepat do të shkojnë 1 orë përpara

Nga nesër akrepat do të shkojnë 1 orë përpara. Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, do bëhet kalimi nga ora dimërore në atë verore.

Ky ndryshim i orës ndodh në orën 2 të mëngjesit të së dielës së fundit të muajit mars, kur akrepat zhvendosen dhe ora shënon 3.

Ndryshimi i orës verore, do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë një orë pas.

Megjithatë, për shkak të krizës energjetike të periudhës së fundit, shumë po kërkojnë braktisjen përfundimtare të orës diellore, duke adoptuar orën verore gjatë gjithë vitit. Sipas disa studiuesve, koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë