Bashke

Partitë në pushtet bojkotojnë në heshtje shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Shkup?

Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme organizoi pritjen tradicionale me rastin e pavarësisë së shtetit, përcjell TV21. Shënimi i 16 vjetorit të shtetësisë në Shkup duket se është bojkotuar në heshtje nga partitë e pushtetit.

Në eveniment nuk u panë përfaqësues të LSDM-së, ndërsa BDI u përfaqësua në nivel të zëvendësministrave, respektivisht mori pjesë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, por edhe zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Për dallim prej partive politike shqiptare në pushtet, në ngjarje ishin të pranishëm liderët e partive opozitare shqiptare. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i Alternativës, Afrim Gashi, por edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Në ngjarje nga VMRO-DPMNE ishte prezent ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Për këtë ka reaguar edhe analisti Arben Ratkoceri, i cili thotë se një bojkot i këtillë, mos u përsëritë kurrë.

“Si asnjëherë më parë bojkot total nga liderë e funksionarë shqiptar, maqedonas e ambasador në shënimin e përvjetshëm të Pavarësisë organizuar nga Ambasada e Kosovës në Maqedoni. Ndjenjë jo e mirë për ne që jemi mësuar ta përjetojmë këtë ngjarje si tash e 15 vjet me radhë. Mos u përsëritë kurrë!”, ka shkruar Ratkoceri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë