Është vështirë të mirëmbahet bardhësia e rrobave e gjithashtu edhe heqja e njollave
Por një nga problemet më të mëdha është humbja e ngjyrës së rrobave pas disa larjeve.
Megjithatë, për këtë duket se ka një zgjidhje, dhe ajo gjendet në shtëpinë tuaj – është fjala për aspirinën!
Ekspertët thonë se pilulat e aspirinës e kanë aftësinë t’i zbardhin rrobat dhe t’ia rikthejnë ngjyrën origjinale, transmeton Telegrafi.
Sipas tyre, mjafton t’i vendosni 3 ose 4 pilula të aspirinës bashkë me rrobat tuaja brenda rrobalarësit dhe do ta vëreni se pas larjes rrobat janë zbardhuar.
Përveç kësaj, pilulat mund t’i përdorni edhe për heqjen e njollave të djersës. Këtë mund ta bëni duke e hedhur pak ujë në pilula për t’i “aktivizuar” ato, pastaj përzierjen ta aplikoni në njolla dhe ta lini disa orë.
Pas disa orëve, rrobat i pastroni si zakonisht dhe njollat e djersës hiqen.