Bashke

Prej nesër nxënësit rikthehen në bankat shkollore

Pas përfundimit të pushimit dimëror prej r javësh, nga dita e nesërme nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të rikthehen në bankat shkollore, përcjell KlanM. Gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor do të zgjasë deri më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme do të përfundojë më 10 qershor.

Risia e këtij viti shkollor do të jetë pushimi pranveror prej një jave. Pushimi pranveror, siç përcjell KlanM, do të fillojë nga 29 prilli dhe do të përfundojë më 6 maj.

Gjithashtu, pritet që të vendoset se a do të zëvendësohen dy ditët e javës, në të cilat nuk do të ketë proces mësimor për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 24 prill dhe 8 maj./KlanMacedonia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë