Bashke

Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira

Kombëtarja e Shqipërisë, ka mësuar të shtunën në mbrëmje kundërshtarët për në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

Në lidhje me këtë ka reaguar sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në kualifikime për kuqezinjtë.

“Gati për të dhënë gjithçka për Kombin. Për ty Shqipëri se je ma e mira”, shkroi Asani në llogarin e tij në Facebook.

Përndryshe, Shqipëria në Evropian, fillimisht do të ballafaqohet me Italinë, Kroacinë dhe në fund me Spanjën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë