Bashke

Rënie drastike e temperaturave në Kroaci, bie borë

Ashtu siç është paralajmëruar, një ndryshim i madh moti ka mbërritur në Kroaci. Në Zagreb temperaturat kanë rënë për 20 gradë Celsius në 24 orë. Dje në orën 14:00 ishte 27 gradë, ndërsa sot shtatë gradë në të njëjtën orë.

Në Bednjë të Kroacisë kanë filluar reshje bore, ku pamjet i ka publikuar mediumi kroat ‘Index.hr’, përcjell Gazeta Insajderi.

Po ashtu, reshje bore ka pasur edhe në Zagorje.

Për shkak të shiut dhe erës së fortë, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka pasur bllokim të komunikacionit.

Po ashtu, është ndërprerë qarkullimi me tramvaj për shkak të këputjes së telit bartës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë