Bashke

Revista franceze jehonë për bukuritë shqiptare: Shqipëria, princesha e re e lindjes

“Paris vous aime Magazine” i ka kushtuar një artikull bukurive shqiptare, me titul “Shqipëria, princesha e re e lindjes”.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë foto nga revista franceze, ku thekson se surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike.

“ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L’EST ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të #ShqipërisëTuristike”, shkruan Rama.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë