Bashke

Rijad Shaqiri nga VLEN: KSHZ konfirmoi denoncimin për mbushje kutive dhe tren bullgar në Likovë

Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, ka deklaruar KSHZ e ka konfirmuar denoncimin e tyre për mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës. “Për vendvotimin 1112/1 u vërtetua se edhe përkundër faktit që dy vota kanë munguar dhe kërkesës së komisionerit përprishjen e vendvotimit, nuk ishte aprovuar një gjë e tillë, anipse faktet ishin.

Akterit të këtij akti që cenoi rëndë demokracinë, shoferit të Sadulla Durakut, iu zunë fletvotime në xhep. Ato ishin fletëvotimet që dje kur u hap kutia, u vërtetua se mungonin në ditën e zgjedhjeve.

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar në Likovë, ani pse është tashmë i faktuar këtu. Ky në fakt është fenomeni dhe skema e BDI-së që kush e di në sa vendvotime është futur në funksion.
Reagimet në këtë drejtim të institucioneve që do duhej të përkujdeseshin për mbarëvajtjen e një procesi siç i ka hije në demokraci, kanë qenë inekzistente. Por, kur ke institucione të kapura nga krimi e kriminelët nuk ka se si të jetë ndryshe”, deklaroi Rijad Shaqiri nga VLEN.

Ky rast në Likovë, tha ai, na tregon se është cenuar thellë demokracia dhe përmes këtyre metodave klandestine është dëmtuar thellë procesi zgjedhor duke u deformuar kështu vullneti qytetar, që qartazi ishte zë për ndryshim, zë për ndëshkim të keqqeverisjeve.

“BDI ka humbur toruan. Nuk ka mjet që kursen për të arritur qëllimin që të qëndrojë në pushtet.

Por, unë nga këtu, fillimisht ju bëj thirrje organeve të rendit e të gjitha organizatave monitoruese të zgjedhjeve që të veprojnë, sa më parë e sa më shpejt. Mosveprimi në këtë rastësisht shkelje e rëndë e demokracisë në vend, është humbje e kuptimit të zgjedhjeve si proces i shenjtë në demokraci”, tha më tej Shaqiri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë