Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ende mund të largohet nga klubi anglez për t’u transferuar në Superligën e Arabisë Saudite.
Salah ishte shumë i lidhur me një kalim te Al Ittihad gjatë afatit kalimtar të verës, me zyrtarët e Superligës Saudite që thuhet se ishin të prirur për të tërhequr një lojtar të kalibrit të tij në kampionatin e tyre.
Ata nisën një ofertë verbale prej 175 milionë euro një ditë para afatit të transferimit, por kjo u refuzua nga drejtuesit e Liverpool .
Është raportuar nga The Athletic se liga saudite po konsideronte një ofertë të mëtejshme prej mbi 250 milionë eurosh, por kjo përfundimisht nuk u realizua.
Sipas Daily Mirror, zyrtarët pranuan se kishte një kornizë kohore gjithnjë në rënie për të përfunduar marrëveshjen për të nënshkruar Salah dhe do të rivlerësonin situatën në janar.