Sevilla ka arritur marrëveshjen për të marrë në huazim mesfushorin francez të Interit, Lucien Agoume.
Ky i fundit nuk bënte pjesë në planet e Inzaghit dhe mbërriti në Spanjë këtë të shtunë, ku kreu edhe vizitat mjekësore.
Marrëveshja parashikon të drejtën e blerjes nga ana e Sevillas për shifrën e 8 milionë eurove, nëse francezi Agoume do të arrijë të bindë klubin spanjoll.
Nga ana tjetër Interi nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Agoume, të cilin ka disa sezone që e pret dhe për këtë arsye ka ruajtur të drejtën e riblerjes në të ardhmen për shifrën e 16 milionë eurove.