Bashke

Shqipëria në EURO 2024, ja si mund të blihen biletat për të parë ndeshjet në Gjermani

UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s, ndërsa FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 dhjetor 2023.

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit  më 2 dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut bashkëngjitur: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing/).

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA KLIKONI KËTU.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë