Bashke

Sot seanca konstituive e Kuvendit, Afrim Gashi pritet të kalojë në krye të Kuvendit

Sot deputetët e rinj edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11, ka katër pika, përcjell TV21.

Së pari zgjidhet Komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili dje dha dorëheqje nga funksioni i kryetarit të partisë.

Pasi që paraprakisht kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski, e caktoi, për sot seancën do ta udhëheq deputeti më i vjetër, përkatësisht Merita Kollçi Koxhaxhiku, nga Lidhja Demokratike e Izet Mexhitit.

Me konstituimin e përmbajtjes së re parlamentare do të hartohet edhe shumica e re, e cila, siç është e ditur do ta ketë koalicioni i VMRO-DPMNE-së që pas negociatave që u mbajtën këto ditë duhet t’i bashkohet edhe VLEN dhe deputetët e ZNAM. Me këtë shumica e ardhshme parlamentare po i afrohet numrit të 2/3.

Përndryshe mandat për deputet për herë të parë mori kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskii cili do të jetë mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë së re. Disa nga deputetët e shumicës së re parlamentare në ulëset e deputetëve do të jenë vetëm një kohë të shkurtër sepse një pjesë e madhe prej tyre do të shkojnë në kabinetin e ri qeveritar.

Situata është e ngjashme edhe me deputetët e koalicionit VLEN, liderët e të cilit u zgjodhën për deputetët, por pritet që disa prej tyre do të shkojnë në ekzekutiv, ose të vazhdojnë punën si kryetar komune.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e deritanishëm të qeverisë do të jenë në karriget e parlamentit të destinuara për opozitën. Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së në largim Dimitar Kovaçevski, ish-zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi, ish-ministri i  punëve të brendshme Oliver Spasovski, ai i bujqësisë Lupço Nikollovski, ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, për punë dhe politikë sociale,Jovana Trençevska, për transport dhe lidhjeBllagojBoçvarski, si dhe ish-drejtoreshë e DAP-it Sanja Llukarevska. Nga radhët e BDI-së, sërish deputet do të jetë kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, e bashkë me të edhe ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ish-ministrat e kësaj partie nuk janë në përbërjen e re parlamentare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë