Kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kandidat për president i VLEN-it u shpreh i gatshëm që të nënshkruaj dhe vulos listat për deputet të Ziadin Selës në rast se ky i fundit vendos që në zgjedhje të garoj nën logon e ASH-së dhe jo t’i bashkëngjitet “Frontit Evropian” të kryesuar nga Ali Ahmeti.
“Pavarësisht se si janë marr vesh, unë e respektoj mendimin e çdokujt, unë këto dyshime i kam pasur edhe prej më para se ka afërsi dhe e kam thënë publikisht se ka afërsi të disa funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët me BDI-në, por kjo nuk është diçka që është e jashtëzakonshme, ata ashtu mendojnë, mendojnë se BDI-ja duhet të vazhdoj me pushtet dhe është shumë legjitime. Unë ju thash dhe serish po vazhdoj të mendoj njësojë në rast se se vulat janë arsye se pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vet, unë jam këtu t’i pranoj listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për ti vulos dhe të dalin me logon e ASH-së”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Taravari megjithatë u shpreh se shumica e anëtarësisë dhe votuesve të ASH-së mendojnë se duhet të bëjnë garën politike për të sjell ndryshimin.
“Pavarësisht vendimit të atyre unë përsëri do të vazhdoj ti respektoj, do ta respektoj qëndrimin e tyre se mendojnë se BDI duhet të vazhdoj të jetë në pushtet, kurse ne shumica e anëtarësisë, por jo vetëm e anëtarësisë, posaçërisht e votuesve të ASH-së të cilët thirreshim në rrugë të Arbër Xhaferit, si parti u formuam si antipot i BDI-së. Unë për vete me gjithë përkrahësit, me gjithë votuesit do ta bëjmë garën tonë politike për ta sjell ndryshimin e shumë pritur të shqiptarëve dhe jam shumë i sigurt se më 8 maj do të ndodh ky ndryshim në kampin politik shqiptarë”, deklaroi Taravari./alsat.mk