Sipas një raporti të Financial Times, TSMC ka konfirmuar se është duke punuar në procesin e fabrikimit 2-nanometër prodhimi në masë i të cilit pritet të nisë në 2025.
Kompania pretendon se procesi i prodhimi 2-nanometër do të jetë më i avancuari i gjysmëpërçuesve në industri kur bëhet fjalë për densitetin e tranzistorëve dhe efikasitetin e energjisë.
Raporti shton se Apple do të jetë kompania e parë që përdor çipet 2-nanometër të TSMC për modelet iPhone 17 Pro të cilët janë pajisjet e para me këtë teknologji.
Ndërkaq Nvidia gjithashtu pritet të përdorë të njëjtën teknologji me gjeneratën e ardhshme të kartave grafike njohur si RTX 5000. Teknologjia e re e fabrikimit do të përmirësojë performancën dhe efikasitetin me çipet aktuale 3-nanometër siç janë Apple A17 Pro dhe M3.
Vlen të theksohet se TSMC nuk është kompania e vetme që po punon me procesin 2-nanometër. Disa prej konkurrentëve lider si Samsung dhe Intel gjithashtu po punojnë për prodhimin e çipeve të tyre 2-nanometër.
Megjithatë firma Tajvaneze mund të bëhet e para që nis prodhimin e tyre në masë nëse arrijnë ta bëjnë prej parashikimeve të 2025-ës.