Bashke

Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në MaqedoninëeVeriut, e ne vendet tjera të Ballkanit.

Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i cili ndodhi në ora 04:06 të ditës së enjte ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi.

Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.

Derisa Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë