Bashke

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,27 % në raport me vendimin e datës 16.5.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,306 den/kg dhe do të jetë 42,629 den/kg.

Nga data 21.5.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,629 (denarë/kilogram)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë