Bashke

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kanë kryer patrullime në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar KFOR-i, kjo është bërë me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimin e një kornize adekuate të sigurisë, njofton Klankosova.tv

May be an image of 1 person and text that says "KFOR"

“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

May be an image of 2 people

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë