Bashke

Visar Ganiu: Hapësira e tretë e parkimit në dhjetë ditët e fundit që po krijojmë në Komunën e Çairit

Kreu i Komunës Çair së bashku me aktivin e punës sot filloi ditën  me zhvillin e projekteve infrastrukturore, konkretisht me zgjerimin e hapësirave të parkimit. Ganiu në profilin e tij zyrtar facebook thotë se: “E nisëm mbarë dhe në atmosferë pune edhe këtë javë. Ekipet tona janë edhe sot në terren e po krijojnë hapësirë të re parkimi në rrugën “Parashqevi Qeriazi” (Ish-“Arhiepiskop Dositej”). Inspektova sot punimet që po realizohen, ndërkohë që ekipet e punës më informuan se në këtë hapësirë të re parkimi do të ketë edhe ndriçim të ri. Kjo është hapësira e tretë e parkimit në dhjetë ditët e fundit që po krijojmë në Komunën e Çairit.” – u shpreh Ganiu

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0YWmVAGdffC9RJkiukpzDEoX2dfrCWvHjAPWydhHaFqd3QnryAWPWccFkbTFFzrJpl&id=100090016557002&mibextid=Nif5oz

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0YWmVAGdffC9RJkiukpzDEoX2dfrCWvHjAPWydhHaFqd3QnryAWPWccFkbTFFzrJpl&id=100090016557002

 

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë