Bashke

VLEN: Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën

BDI ka braktisur vlerat për të cilat angazhohej në vitin 2001 kur në vend të çështjes Shqiptare filloi të kujdeset vetëm për xhepat e udhëheqësisë së tyre dhe të afërmve të tyre. Kur nga një parti u bë Koza Nostra.

Tani, kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, ata përpiqen të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng. Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Nuk mundet dhe nuk duhet që shkuarja në opozitë e BDI-së të përfaqësojë problem për mbijetesën e shtetit. Kjo është tërësisht e papërgjegjshme dhe qyqare.

Prandaj ju bëjmë thirrje të ndalen duke turpëruar shqiptarët dhe luftëtarët e lavdishëm të UÇK-së. Nuk është fundi i botës nëse shkojnë në opozitë. Garantojmë që nuk do të ketë hakmarrje politike, por vetëm përgjegjësi fer dhe të drejta në procedurat gjyqësore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë