Zekolli: Është absurde që një vend i OSBE-së nuk siguron mësim në gjuhën amtare për nxënësit e Çashkës
Ish-ambasadori i Maqedonisë në OSBE Arsim Zekolli thotë se është absurd për një vend anëtar OSBE-se, në ditën kur mbahet samiti në Shkup në prezencën e ministrave të superfuqive, nxënësve të Çashkës t’u mohohet e drejta për mësim në gjuhën amtare.
Ai në një intervistë për “Alsat” thotë se kjo është e paprecedentë që nga koha e shtypjes së afro amerikanëve.
“Është absurd por shumë idnikative që në një vend që është nikoqir i misionit të OSBE-së për 30 vite me radhë dhe që është kryesuese e OSBE-së për këtë vit edhe mban konferencën e nivelit më të lartë për këtë vit në Europë, në prezencë të ministrave më të lartë të superfuqive ne kemi ende rast ku nuk luejohet nxënësve të ketë një paralele në gjuhën amtare. Kjo është paprecedentë që nga koha e shtypjes së afro-amerikanëve në vitet e 50ta dhe 60ta kur ndodhte segrigacioni dhe mohimi i së drejtës elementare për arsimin në gjuhën amtare.
Kjo është ilustrimi që dua të përdori tua përafroj shikuesve se çka ndodh në teori gjitha këto deklarata të bukura por si reflektohet kjo në sytë e qytetarëve. Këto momente si Çashka I detyrojnë njerëzit të mos i marrin seriozisht gjitha këto ndodhi edhe nga ana tjetër edhe këto ndodhi nuk do të kenë ndonjë refleksion pozitiv mbi atë se si ndjehemi ne si shtetas kur shohim pamjet e bukura te një dite ministeriale por e cila nuk ka ndonjë efekt në përmirësimin e gjendjes sonë e rrjedhimisht edhe imazhin e vendit tonë”, deklaroi Arsim Zeklli, ish ambasador i OSBE-së./Alsat