Lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit edhe bartës liste në njësinë numër një, Izet Mexhiti, merr pjesë në Tubimin Madhështor me bashkëkombas në Berlin të Gjermanisë.
Mexhiti nga ky tubim mërgimtarëve u drejtua me fjalët ngazëllyese duke u dhënë sihariqin e fitores më 8 Maj si dhe vlerën e votës së mërgatës që din të dënoj regjimet dhe ata që urrejnë Kurtin dhe Kosovën.
“Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiç”.
Ai po ashtu ka shtuar se tani është momenti historik për ndryshime në skenën politike shqiptare pas disa dekadash, me opozitën e bashkuar dhe Vetëvendosjen.
Në këtë tubim të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve, si dhe përfaqësuesit e VLEN së bashku me kandidatin për president, Arben Taravarin, të cilët para mërgimtarëve paraqitën idenë dhe vlerën e NDRYSHIMIT që priten të ndodhin në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.