Bashke

Ja si mund të dallohen 2 euro fals nga ato origjinal

Teksa në Kosovë është shndërruar në problem përdorimi i monedhês 2 euroshe e cila muajve të fundit është falsifikuar në masë të madhe, ka shumë biznese që kanë nisur të mos pranojnë pagesat me monedhën 2 euroshe.

Në shumë raste janë qytetarët ata të cilët deklarojnë se janë të dëmtuar duke wenë se nuk arrijnë ti identifikojnë origjinalet nga falsi gjatë pagesave.

Por këto janë disa nga mënyrat se si mund të bëhen dallimet e monedhave false:

Një monedhë 2 euro false ka:

Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes

Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.

Mungojnë shkronjat në skaje të unazës

Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe

Janë në madhësi të ndryshme

Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm

Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme

Kanë peshë të ndryshme

Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë