Bashke

Veseli nga VLEN: Investime nga diaspora për komunat tona, 30 studentë çdo vit nëpër universitetet zvicerane dhe mësimi i gjuhës amtare në diasporë

Mustaf Veseli, koordinator i VLEN-i për diasporën shqiptare ka shpalosur disa nga prioritetet e VLEN për diasporën.

“Në Qeverinë e ardhshme të RMV-së, përveç « Planit 2030 », personalisht kam marrë dritë jeshile nga liderët IM, AG & BK (a posteriori edhe AT) në nëntor 2023, në Zvicër, për realizim dhe jetësim edhe të tre politikave kryesore që do i kryesoj me ekipin tim e ato janë:

1. Investim nga rrjeti i biznesëve të diasporës zvicerane drejtëpërdrejt për komunën e Likovës dhe komunat shqiptare në RMV,

2. Investimi në të rejat dhe të rinjtë duke i sjell për studime në Universitetin e Gjenevës dhe Lozanës nga tridhjetë studentë për çdo vit (dhjetë nga komuna e Likovës në vitin e parë),

3. Ndalimin e hovit asimilues në diasporë përmes mësimit të gjuhës amtare brezave në ardhje – këtë vetëm po e bëjmë në jetën civile tani e tri vite përmes Institutit « Feti Veseli »

Vullnet, këmbëngulje dhe me besim në Zotin e Gjithëfuqishëm për realizim.

Më i miri ndër jush është ai i cili është më I dobishëm për shoqërinë”, nënvizoi Mustafë Veseli.(INA)

https://www.facebook.com/mustaf.veselii/posts/463954589402110?ref=embed_post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë