Bashke

MPB do të udhëhiqet nga VLEN? Mexhiti: Nëse e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet edhe Ali Ahmeti e secili nga ne

-Ligji është mbi të gjithë ne, dmth edhe mbi Ali Ahmetin. Nëse ka gabuar ligjin, e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet edhe Ahmeti edhe secili nga ne, këtë e tha sot Izet Mexhiti në përgjigje të deklaratës së Ali Ahmetit, i cili duke komentuar mundësinë që VLEN ta marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në qeverinë e ardhshme, me ironi tha se “Do të ndihej më i sigurt me Izet Mexhitin”, përcjell TV21. Mexhiti tha se synojnë të marrin dikastere që në 30 vitet e fundit nuk janë udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët.

“Intenca jonë është që të kemi përfaqësim edhe në resorët e punëve të brendshme etj, po ashtu intenca është që disa segmente të shtetit dmth nuk janë udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët këto 30 vite, dhe do të pretendojmë që të thyhet akulli në këto dikastere”, tha Mexhiti./tv21.tv

https://www.facebook.com/share/v/K7pBXt2ziv1vv4jn/?mibextid=oFDknk

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë