Bashke

Ambasadori holandez ia thotë në sy Ali Ahmetit: “Presioni politik ndaj Besa Ademit, i papranueshëm”

Ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop gjatë ditës ka zhvilluar një takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti të cilit i ka bërë të qartë se ndikimi politik ndaj kryetare së Gjykatës Supreme dhe shkarkimi i mundshëm i saj është i papranueshëm dhe do të nxis reagimin e fortë të Holandës. “Ndikimi i panevojshëm politik në pozicionin e kryetarit të Gjykatës Supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, ka potencuar Jan Kop gjatë takimit me Ahmetin. Ndërkohë nga Këshilli Gjyqësor kanë njoftuar se Komisioni disiplinor ka përgatitur raportin mbi procedurën e iniciuar kundër Besa Ademit dhe i njëjti i është dorëzuar kryetares së Këshillit, Vesna Dameva. Në njërën nga seancat e ardhshme do të vendoset në rend dite dhe do të diskutohet, por jo në seancën e ditës së enjte. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë