Bashke

Antonio Konte ulet në stolin e Bajern Munihut, vetëm me një kusht

Sipas raportimeve nga prestigjiozja gjermane “Bild” thuhet se trajneri italian ka komunikuar me shefat e bavarezëve, duke qartësuar se ai nuk e merr drejtimin e kampionëve të Bundesligës pa firmosur me goleadorin e Shtutgartit, Serhu Guirasi.

Është aluduar më herët se bordi i Bajernit e ka në vëzhgim “pykën” nga Guinea. Finalizimet e panumërta e ngjisnin në listën e shënuesve më të mirë në Europë, ndërsa rreshtohet i dytë në Bundesligë pas Herri Kejn (22 gola dhe 1 asist).

Shtutgarti është duke u përpjekur ta bindë bomberin të qëndrojë, ndërsa në treg kartoni i 28-vjeçarit kap shifrën e 40 mln euro.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë