Bashke

Dhurohen 60 mijë dollarë për familjen e policit, Afrim Bunjaku

Shoqata e Policëve Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka dhuruar 60 mijë dollarë për familjen e policit, Afrim Bunjaku, që humbi jetën në kryerje të detyrës në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Policët shqiptaro-amerikanë të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në ShBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorëzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

Të pranishëm ishin konsulli i përgjithshëm – ambasador Blerim Reka dhe stafi i tij.

Ky çek dedikuar familjes së heroit, Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të uniformave blu në New Jersey & New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorëzua drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, raporton RTK.

Policët shqiptaro-amerikanë me këtë akt edhe njëherë dëshmuan qartë atdhedashurinë e tyre.

“Ky akt i tyre e bën krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijëra kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi i jetës se tyre është i lidhur ngushtë me fatet e atdheut”, thuhet në njoftimin e shoqatës së tyre.

Nuk është ky aksion i parë që policët shqiptaro-amerikanë kanë ndërmarrë. Ata edhe më herët, përmes shoqatës së tyre, kanë kryer disa aksione për të përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare. E tërë fushata është realizuar përmes GoFundMe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë