Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka bërë një shëtitje me liderët e koalicionit shqiptarë VLEN në Carshinë e Shkupit.
Ata më pas janë ulur dhe kanë pirë nga një kafe, duke biseduar për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut.
Përfaqësues të lartë të lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë shprehur hapur mbështetjen e pa rezervë për koalicionin VLEN dhe kandidatin e tyre për president, Arben Taravari. (INA)