Të fundit
- Izet Mexhiti uron Shqipërinë: Motiv shtesë për vendin, për vazhdimin e politikave për nisjen e negociatave me BE-në
- Zëvendës Kryerevizori shtetëror, Orhan Ademi mori pjesë në Komisionin për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Kuvendin Republikan
- Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë mjet (vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!
- Zëvendës Kryevizori shtetëror, Orhan Ademi për vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve
- Izet Mexhiti: Diaspora në kohën e BDI-së na pyeste a hapet diçka tjetër përveç kazinove në vendbanimet shqiptare
- Mexhiti në Alsat M: “Bixhozi” është lufta kryesore e kësaj qeverie
- Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike
- Këshilltarja e BDI-së në Çair kalon te LD-ja e Izet Mexhitit
- Analisti Ramadan Ramadani: Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, bumbar e ka bë BDI-në, i ka nxjerrë në pension!
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
Sot në hapjen e zyrave të përbashkëta të Lidhjes Europiane për Ndryshim, Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti informoi se këtij fronti nga sot iu është shtuar edhe një parti tjetër shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje. Mes tjerash ai tha se:
“Sot me datë 24.12.2023, në zemër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin “Skenderbeu”, Lidhja Evropiane për Ndryshim bëri hapjen e zyres së përbashkët të koalicionit.
Në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, z. Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti.
Izet Mexhiti mes tjerash potencoi:”Më gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit tonë opozitar iu bashkangjit edhe Lëvizja VETËVENDOSJE, dhe pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginë, bashkarisht do e sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.
Bilall Kasami para të pranishmëve theksoi:”Qeverisja jonë do të jetë ndryshe, siç jemi edhe sot në këtë zyre në vend kaq frekuent, në mesin tuaj, kështu do ta bëjmë bashkë me ju edhe qeverisjen, duke shkuar ne te qytetarët për të qenë sa më afër që të zgjidhim hallet dhe nevojat e qytetarëve”.
Afrim Gashi shtoi: “Mirëseerdhët në hapjen e kësaj zyre në zemër të Çarshisë, çdo natë e erët e pret agimin, çdo dimër i ftohtë e pret pranverën, edhe këtu tek ne 8 Maji përfundimisht do të sjell pranverën te shqiptarët dhe gjithë bashkarisht në këtë zyre do ta festojmë fitoren e madhe”.
Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti mes tjerash tha: “Lëvizja VETËVENDOSJE po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut. Këtu sot po flas edhe si ish-anëtar i Aleancës për Shqiptarët, duke e ditur mentalitetin dhe frymën e strukturës së kësaj partie, i ftoj të bëhen pjesë e këtij koalicioni fitues që ta bëjmë ndryshimin e madh bashkë”. Ndryshe, kjo zyre do të jetë e hapur për çdo qytetarë dhe si i tillë do të shërbej si pikë e organizimit të aktiviteteve të Lidhjes Europiane për Ndryshim.” tha Mexhiti
Postimi i kaluar
Mexhiti: S’mundet që Krenar Lloga të jetë edhe ministër edhe përfaqësues i opozitës në KSHZ
Postimi tjetër
Ju gjithashtu mund të pëlqeni