Bashke

Izet Mexhiti: RMV e fundit në rajon me rritje ekonomike

Nga Lëvizja Demokratike përmes një kumtese kanë akuzuar Qeverinë e RMV-së ku sipas raportit të Bankës Botërore për vitin 2023 vendin ynë radhitet e fundit në rajon për zhvillimin ekonomik, përcjellë Klan M.

”Se kjo qeveri ka ZERO vizion për zhvillim ekonomik, tregon vetë Raporti i Bankës Botërore për vitin që po lëmë pas, ku Maqedonia e Veriut radhitet e fundit në rajon.  Banka Botërore publikoi se këtë vit rritje më të lartë kishin Mali i Zi me 4,8 për qind, Shqiperia 3,6 për qind dhe e treta Kosova me 3,2 për qind.

Maqedonisë së Veriut ia kaloi edhe Bosnjë e Hercegovina me 2.2 për qind, dhe Serbia me 2.0 për qind, ndërsa vendi ynë i fundit me vetëm1.8 për qind rritje, që na bën ne qytetarë më të varfër në rajon, ndërsa Shqiptarët e Maqedonisë, me standard jetese më të ulët se Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe më e zymtë paraqitet e ardhmja,  ku parashikimet duke pasur parasysh parametrat e inflacionit, zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut edhe më tej shkon në minus, dhe pritet varfërim edhe më i madh.

Si politikan dhe si parti opozitare shqiptare, e kemi edhe më të vështirë për të ‘përbirë’ këtë rezultat katastrofik ekonomik, kur e kemi parasysh se gjithë ekipi ekonomik në qeveri janë shqiptarë. Edhe për vitin që vjen projekcionet janë se RMV do të jetë e fundit me zhvillim ekonomik në rajon, por ne Ju premtojmë se ky vit do të jetë i fundit që ky ekip dështakësh vëndojnë dorë mbi planifikimin ekonomik të vendit.  Ndryshimi po vjen!” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike./KlanMacedonia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë