Bashke

Kandidati i PDE-së, Zulfi Adili tërhiqet nga gara për anëtarë të KSHZ-së

Propozimi i Partisë Demokratike Evropiane për anëtar të KSHZ-së Zulfi Adili është tërhequr nga gara për anëtar të KSHZ-së. Këtë për Alsat e konfirmojnë nga grupi parlamentar i opozitës shqiptare por edhe nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Lidhja Evropiane për Ndryshim pret që pas këtij hapi, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime të caktojë vazhdim të seancës për ditën e nesërme dhe të zgjedhë kandidatin e tyre për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demirin. Çështja ishte problematizuar prej muajsh pasi opozita shqiptare këmbëngulte se i takon pozita e anëtarit në KSHZ me qëllim që procesin zgjedhor të jetë i besueshëm dhe fer. Ata kishin akuzuar ish kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryetaren e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime Marija Georgievska për bllokim të qëllimshëm. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë