Koalicioni opozitar VLEN ka finalizuar listat për deputetë në njësinë e parë zgjedhore.
Siç mëson INA, pas bartësit që është kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, në vend të dytë radhitet ish-ministri i shëndetësisë, Bekim Sali nga Alternativa, e treta në listë është Feride Haxhiu, biologe e diplomuar dhe aktiviste qytetare që kandidate e përkrahur nga aktivi politik i LD-ASH dhe në vendin e katër Zekirja Tahiri, specialist i stomatologjisë nga ASH.
1.Izet Mexhiti
2.Bekim Sali
3.Feride Haxhiu
4.Zekirja Tahiri
Pas tyre vijojnë edhe emra tjerë të propozuar nga katër partitë dhe VV në kuadër të VLEN.(INA)