Bashke

Komuna e Çair promovuan sot “titujt e të rinjve në letërsi suedeze”, përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku dhe Hamit Gorguri

Shkup, 14 dhjetor – Kreu i Komuna e Çairit Visar Ganiu bënë të ditur se edhe sivjet në Komunën e Çairit, u bë promovimi i titujve të rinj të letërsisë suedeze, që secili në vete përmban vlera të larta dhe janë të përkthyer në gjuhën shqipe nga Sokol Demaku dhe Hamit Gorguri.

“Po sot në praninë e shumë mysafirëve hapëm një dritare të re drejt mendimeve, ndjenjave dhe perceptimeve të shkrimtarëve suedez të cilët përdorin letërsinë si mjet të fuqishëm për të shprehur identitetin kulturor dhe të eksplorojnë sfidat e shoqërisë. Paraqitja e letërsisë suedeze tek ne, paraqet një hap më tej në afirmimin e vlerave letrare botërore për lexuesin shqiptar. Ndërsa, Komuna e Çairit do të vazhdojë të mbështes fjalën e shkruar, shkrimtarët, botimet që pa dyshim se janë burimi i pashterrueshëm i kulturës së popujve të mbarë botës. Njëkohësisht përgëzoj Shtëpinë Botuese “Shkupi” dhe Qendrën kulturore “Migjeni” nga Suedia, që po vazhdojnë këtë traditë me aq dinjitet.”, thuhet në njoftimin e Ganiut.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Ef9uZiW29TMp9433GVHK6g72N4DRDT8Z25nDEVzqnVZWVpdR3cBEcq5Hq8SXjbubl&id=100090016557002&mibextid=Nif5oz

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë