Kryeministri Albin Kurti thotë se ka interesim të madh për ankandin e parë Solar të Kosovës
Kurti ka thënë se ankandi i parë Solar 100 MW, i Kosovës, ka tërhequr tashmë më shumë se 160 shprehje interesi deri më sot nga kompanitë kryesore evropiane, amerikane, aziatike dhe australiane.
Ai në platformën X u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e ankandit për t’u bërë pjesë e tranzicionit të Kosovës të energjisë së gjelbër.