Bashke

LEN thirrje Mitrevskit ta caktojë seancën e komisionit për zgjedhjen e Demirit në KSHZ (VIDEO)

Deputeti, Fadil Zeneli tha se, Pushteti aktual vazhdon të mbajë peng demokracinë e vendit. Ai thotë se shumica LSDM-BDI, duke shkelur të gjitha vlerat demokratike dhe europiane të vendit, dëshiron  që ta mbajë në kontrollë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes së cilit,sipas tij, tentojnë të falsifikojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e lënë opozitën shqiptare pa përfaqësues në këtë Komision. Për më tepër, deputeti thotë se ky veprim përveç se nuk është europian dhe demokratik, është veprim i njejtë si në Serbi.

Fadil Zeneli, Deputet

“Ky veprim, përveç se nuk është europian dhe demokratik është veprim i njejtë si në Serbi, ku zgjedhjet e fundit janë tepër të dyshimta dhe miku i BDI-së Aleksandar Vuçiq është fitues i kontestueshëm, por edhe si në Rusi, ku Vlladimit Putin me diktaturë mban pushtetin”.

Megjithatë, Zeneli thotë se dëshiron që pushtetit ti jap edhe një mundësi për të dëshmuar veten se është proeuropian dhe jo pro-rus. Ai më tutje kërkon nga kryetari i ri i kuvendit, Jovan Mitrevski, të udhërojë komision për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-së ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare,  Abdush Demirin.

Fadil Zeneli, Deputet

“Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni  për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, Abdush Demiri”.

Me këtë veprim, sipas Zenelit, kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushtetit që tenton të manipulojë zgjedhjet. Zendeli tha se nëse kjo e drejtë nuk i jepet opozitës shqiptare brenda disa ditëve, atëherë ata do të vazhdojnë bojkotin e punës së Kuvendit.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë