Bashke

Lëvizja Demokratike: Poliklinika e Sarajit e shkatërruar ende pa u hapur

Sot ishim dëshmitarë edhe të një parodie që na i ofruan ministrat e dështuar të BDI-së me rastin e promovimit të Poliklinikës së Sarajit. Sot po këta ministra të BDI-së nuk u tallën vetëm me Sarajin, po me gjithë popullatën e vendit duke lëshuar në përdorim një objekt që ende pa u promovuar është shkatërruar, më mirë thënë është kalbur përbrenda tërësisht. Këtë e dëshmojnë fotografitë që po ua sjellim nga kjo Poliklinikë.

Pra objekti i Poliklinikës së Sarajit ende pa u vënë në funksion ndodhet në gjendje të mjerueshme, për nga kualiteti i ndërtimit por edhe me shumë probleme të tjera sanitare.

Ky objekt i cili u premtua që nga viti 2018 për banorët e Komunës se Sarajit, e që u promovua sot fatkeqësisht do të vazhdojë të mbetet jofunksional. Banorët e Sarajit nuk e meritojnë një gjë të tillë, ata ndjehen të dëshpëruar nga kjo gënjeshtër e madhe që po u bëhet.

Të nderuar qytetarë këto pamje që po ua sjellim sot konfirmojnë faktin se gjatë kohës kur kjo Qeveri e cila ndan miliona euro për kazino dhe lojëra fati, nuk është në gjendje të rregullojë çështjen esenciale për shërbime shëndetësore për mijëra banore të Dërvenit, por edhe më gjerë, e në veçanti për personat që kanë më shumë nevojë për përkujdesje mjekësore dhe të cilët detyrohen të paguajnë shumë para nëpër ambulanta dhe spitale private.

Pra me plotë të drejtë mund të konstatojmë se Qeveria nuk ka hallin e shëndetit të qytetareve, ajo ka hallin e kazinove, prandaj mjekët dhe specializantët po na ikin në mërgim si pasojë e pakujdesisë dhe mosinvestimit në fushën e shëndetësisë.

Andaj themi mjaft më, përgjigjen do ta merrni shumë shpejt në zgjedhje, sepse kjo situatë është e padurueshme për të gjithë qytetarët tanë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë