Të fundit
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Gjuha shqipe është zyrtare në RMV, deklarata e Kostadinovskit është aventurë e rrezikshme
- Mexhiti: Jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe investoj
- VLEN reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Kushtetueses për Ligjin për Gjuhët: Nisma është përpjekje për grusht shteti
- VLEN: A po dëshiron Ahmeti të mbrojë krimin familjarë në rrugë?
- De Gea heroi i Fiorentinas, ekipi italian kualifikohet në Ligën e Konferencës
- Autostrada Shkup-Bllacë, Zekolli-Shaqiri: Brenda dy muajve dy kilometrat e para do të hapen për qarkullim
- Mësohet se kush do të jetë “pensionisti” i tretë nga kombëtarja e Shqipërisë
- Zvicër, zbulohet fosili më i vjetër i grerëzave në botë
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
“Sot 17 janar 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut shqiptarëve u pamundësohet të kenë pasaportë në gjuhën shqipe.
E kjo ndodh pas më shumë se dhjetë herë krekosje mga ana e partisë në pushtet se e ka sjellur Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.
Përkundër pritjeve të gjata shumë ditore, maltretimeve që ju bëhen prindërve tanë, pleqve, grave shtatëzëna të sëmurve përgjigja në fund të ditës tek sporteli është – NUK KA PASAPORTË NË GJUHËN SHQIPE.
Kjo nuk është ironi por është tragjedi.
Pra të nderuar qytetarë nxjerrja e pasaportave të reja është bërë një makth i vërtetë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. I gjithë ky kaos ka një emërues: paaftësinë e këtij pushteti për ta menaxhuar këtë proces me, aq më tepër kur dihet se afati i nxjerrjes së dokumenteve të udhëtimit e identifikimit skadon më 12 shkurt. Ky pushtet i korruptuar po na kthen prap në kohën e komunizmit kur shqiptarëve u mohohej secila e drejtë.
Fatkeqësisht qytetarët shqiptarë që duhet patjetër të udhëtojnë jashtë shtetit janë të detyruar që të marrin pasaportën në gjuhën maqedonase.
Këto radhë të gjata nuk janë të rastësishme, kjo bëhet që qytetari shqiptarë të ketë nevojë të thërrasë dikë për të intervenuar e në këtë mënyrë pushteti ta kushtëzojë për një votë më shumë, e kështu po stimulohet korrupsioni i cili edhe ashtu po lulzon në çdo pore të jetës në shtetin tonë.
Lidhja Europiane për Ndryshim shpreh indinjatën e thellë nga ky qëndrim qyqar i pushtetit në ikje. Ne kërkojmë urgjentisht të merren masa dhe të ndalojë poshtrimi i gjithë qytetarëve të vendit e sidomos shqiptarëve.
Lidhja Europiane për Ndryshim propozon që të eliminohen radhët e gjata, të kursehen qytetarët, MPB në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë së Veriut të mundesojë që të gjitha dokumentet e identifikimit qytetarëve t’ju dorezohen përmes postës në shtëpi.
Ndryshimi po vjen! – thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim/Bashkë.tv
Postimi tjetër
Ju gjithashtu mund të pëlqeni