Mexhiti: ASH-ja është në një vijë me opozitën shqiptare, të mos marrin mbi vete atë që për 20 vjet e ka bërë dikush tjetër
Unë konstatoj që vendin ASH-ja… elektorati i Aleancës, dëshiron që subjekti i tyre mos të jetë patericë, apo të merr mbi vete të gjithë atë që për 20 vjet ka bërë dikush tjetër, prandaj ata një ditë e më herët duhet t’i bashkëngjiten këtij fronti që e kthen shpresën te qytetarët, këtë e tha sot mes tjerash kreu i LD-së, Izet Mexhiti në pyetjen nëse ende vlen ftesa që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e bllokut opozitar shqiptar, shkruan TV21.
Mexhiti thotë se nuk ka pasur takim me kreun e ASH-së, Arben Taravari, po që sipas tij, veprimet e kësaj partie tregojnë se partia është në një vijë me opozitës shqiptare.
“Pas intervistës dhe pas deklaratave të z.Taravari, i cili shihet se edhe Aleanca për Shqiptarët edhe te Ligji i kazinove në Komisionin Evropian ishte në një vijë me opozitën shqiptare, edhe në qëndrimet që i pati në intervistën e fundit, pra i ka opozitare dhe mendoj që është momenti për ta bërë hapin, për të bërë një opozitë të fuqishme, një kauzë të fuqishme dhe për ta kthyer shpresën te rinia”, deklaroi Mexhiti.