Kryetari i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut z. Izet Mexhiti sot priti në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, transmeton bashkë.tv
Kreu i LD-së Izet Mexhiti, në profilin e tij në facebook tha se:
“Sot kisha nderin në Shkup ta takoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Aktualiteti politik ka qenë në mesin e temave që diskutuam si dy bashkëbisedues, ndërkohë që duke patur parasysh edhe faktin që kam udhëhequr një nga Komunat tejet të rëndësishme për shqiptarët- Çairin, Hysenin e njoftova edhe me përvojat në zhvillimin e politikave të mirëfillta lokale.” – thotë kreu i LD-së Izet Mexhiti
Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi.
PranojLexo më shumë