Bashke

Milano s’fiton asnjë pikë në “Gewiss Stadium”, Atalanta del fituese

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Atalanta mposhti sonte Milanin për t’u rikthyer te fitorja në Serie A.

Përballja në “Gewiss Stadium” prodhoi pesë gola, teksa u mbyll me rezultatin 3:2 në të mirë të vendasve.

Kjo ndeshje i takoi javës së 15-të në elitën e futbollit italian.

Ademola Lookman (38’, 55’) ishte autor i dy golave të parë për skuadrën nga Bergamo, që fitoren e siguroi në fundin e ndeshjes përmes Luis Muriel (90+5’).

Olivier Giroud (45+3’) dhe Luka Jovic (80’) realizuan për “Rossonerët”.

Vlen të përmendet se te “Kuqezinjtë” nga loja u përjashtua Davide Calabria (90+’), pas kartonit të dytë të verdhë.

Atalanta pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe renditet e shtata në tabelë.

Milani mbetet i treti me 29 pikë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë