Bashke

Në Madrid shitet një Renault Clio i vitit 1990 – befason çmimi

Renault Clio i gjeneratës së parë ka arritur sukses të madh në tregjet botërore që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

Së fundmi, është gjetur një model i tillë me 909 kilometra të përshkuara, i cili u regjistrua për herë të parë në vitin 1991 në Madrid, dhe u shit për 11,900 euro.

Ky model vjen në një version me tre dyer dhe një motor 1,4 litërsh.

Pronarja e parë e tij pasi ka kaluar 748 kilometra, ka pësuar një aksident trafiku nga i cili është frikësuar aq shumë sa që që atëherë vetura ka qëndruar në garazh.

Renault Clio u ble në shkurt të vitit të kaluar nga një spanjoll, i cili dy muaj më vonë e shiti atë në shtëpinë e ankandeve Collecting Cars.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë