Të fundit
- Izet Mexhiti: Shqiptarët nuk janë mjet (vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!
- Zëvendës Kryevizori shtetëror, Orhan Ademi për vizitë pune në Gjykatën Evropiane të Auditorëve
- Izet Mexhiti: Diaspora në kohën e BDI-së na pyeste a hapet diçka tjetër përveç kazinove në vendbanimet shqiptare
- Mexhiti në Alsat M: “Bixhozi” është lufta kryesore e kësaj qeverie
- Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së integrimi ishte në vdekje klinike
- Këshilltarja e BDI-së në Çair kalon te LD-ja e Izet Mexhitit
- Analisti Ramadan Ramadani: Izet Mexhiti e ka fitu Ali Ahmetin, bumbar e ka bë BDI-në, i ka nxjerrë në pension!
- Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti: Vendim historik, 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”
- Agjencia për Zbatimin e Gjuhës: Gjuha shqipe është zyrtare në RMV, deklarata e Kostadinovskit është aventurë e rrezikshme
- Mexhiti: Jemi të përkushtuar të mbështesim çdo shqiptar që dëshiron të kthehet dhe investoj
Sot Opozita shqiptare e bashkuar në Lidhjen Europiane për Ndryshim paralajmëron fitore bindëse në Sheshin Skënderbe në Shkup
Ja kumtesa e plotë:
Tek qëndrojmë përballë Jush të bindur se kemi fuqi dhe dijeni për ta realizuar ndryshimin, në prapavijë është mozaiku i Kuvendit të Lezhës, i bashkimit historik të principatave të atëhershme shqiptare. Simbolika e këtij Kuvendi, kur bëhet fjalë për shqiptarët, si në të kaluarën ashtu edhe tani, ka qenë udhërrëfyes i kthesave të rëndësishme. Sot jemi bashkuar këtu për t’i sfiduar betejat e radhës, duke demonstruar unitetin tonë për t’i dhënë fund keqqeverisjes, e cila shqiptarët këtu, në Maqedoninë e Veriut, i ka mbështetur për muri, duke krijuar një mozaik të dhimbjes së madhe dhe zbehjes maksimale të shpresave dhe perspektivës. Por, ja ku jemi, këtu, bashkë me ju dhe në vijat e para të frontit, të vendosur për ta sjellë ndryshimin.
Ky koalicion nuk pretendon të ketë monopolin e dëshirës për ndryshim. Ne kemi nevojë për çdo person. Sot jemi tre parti, presim që “Lidhja Europiane për Ndryshim” të konsolidohet edhe më tej. Dera është e hapur për të gjithë individët mendjehapur, njerëz me integritet, organizata joqeveritare, por edhe politikanë e parti që janë të gatshëm të ndajnë me ne vlerat ideologjike dhe prioritetet programore mbi të cilat mbështetet ky koalicion. Siç mund ta shihni në logon e koalicionit tashmë janë tre yje të cilët jemi të sigurt se do të bëhen edhe më shumë.
Sot, dua të bëj edhe një apel. Në kupolën e BDI-së së tjetërsuar dhe të skaduar e cila për më shumë se 20 vite dështoi dhe zhgënjeu pritshmëritë e qytetarëve të sinqertë, janë instaluar një grusht mercenarësh kriminogjen, që partinë dhe politikën e shfrytëzuan si trampolinë për kariera personale e për tu bërë oligarkë të ri. Ky grusht njerëzish kriminogjen, nesër partinë do e braktisin ashtu siç kanë braktisur OJQ-të e themeluara, apo siç braktisën krejtësisht vendin në ato 18 muaj që BDI ishte në opozitë, ndërsa çmimin do e paguajnë themeluesit, antarët dhe strukturat e sinqerta që do të trashëgojnë një subjekt të dërmuar ideologjikisht dhe moralisht.
Ne Lidhja Europiane për Ndryshim do e sjellim ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare në vend, dhe për këtë e kemi derën hapur dhe kemi nevojë për çdo person të sinqertë dhe të drejtë si parakushte themelore për të çliruar shtetin nga kthetrat e këtyre që kujdesen më shumë për xhepat e tyre sesa për të ardhmen e popullit shqiptar.” – thonë nga Fronti Opozitar Shqitar – Lidhja Europiane për Ndryshim/bashke.tv
https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/pfbid0CN1FJSDWoeTsLFxK3kAXstibC7RKdpxXjNHtLsaXSuK5FagBig2y825kga54dwuKl
Ju gjithashtu mund të pëlqeni