Bashke

Shkupi fiton bindshëm derbin me Vardarin, Struga fiton me Shkëndijën

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut mesditën e kësaj të diele ka sjellë dy derbi në kuadër të xhiros së 13-të. Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum triumfuan në derbin me Shkëndijën me rezultat 2:1.

Për Shkëndijën rrjetën e gjeti Krasniqi në minutën e 54-t, përderisa dy golat e triumfit për struganët i shënuan Kampaore dhe Radeski në minutat 73-të dhe 75-të. Ndërkohë dueli i zjarrtë në Çair ndërmjet rivalëve të vjetër të kryeqytetit i takoi Shkupit që mundi Vardarin me rezultat 2:0.

Dy golat për fitoren e bardhebluve në Çair i realizuan Vosha në minutën e 25-të dhe Kuka në të 75-tën. Ndeshjet e radhës në kampionatin elitar do të zhvillohen me 11 nëntor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë