Çka do që të them për biografinë profesionale e kombëtare si dhe kontributin e zonjës Myqereme Rusi do të ishte pak dhe e pamjaftushme.
Atë që dua ta theksoj është se takimet si ky sonte, vetëm na japin edhe më shumë elan dhe energji që përfundimisht në vendin tonë të sjellim NDRYSHIMIN E MADH që të gjithë e presin!
Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me Prof. Myqereme, e cila në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare ishte aty, me qëndrimet e saja të fuqishme, e sonte unë tentova sado pak të marr nga energjia, përvoja dhe atdhedashuria e saj!
NUK DO T’JU ZHGËNJEJMË!
NDRYSHIMI PO VJEN!