Bashke

Qeveria e Shqipërisë e mbëshetet Kombëtarën e Shqipërisë me fond 200 milionësh

Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh për ekipin Kombëtar të futbollit. Në fletoren zyrtare është pasqyruar këtë të hënë një akt i ri normative, që tregon akordimin e shumës së përmendur për Kombëtaren e Shqipërisë, pas arritjes së kualifikimit në Kampionatin Evropian.

“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”,- shkruhet në fletoren zyrtare.

Presidenti ka dekretuar vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë fond, që tashmë mbetet për tu parë se si do ti shërbejë Kombëtares së Shqipërisë. Ekipi kombëtar arriti që të zinte vendin e parë në grupin E në kualifikueset e kampionati europian, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

“Kuqezinjtë” do të luajnë verën e ardhshme me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në fazën e grupeve të Evropianit që do të luhet në Gjermani, me përballjet që do të zhvillohen respektivisht, më 15, 19 e 24 qershor.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë