Shaqiri: VLEN ka adresuar kërkesë më 18 prill për tubimin në Tetovë, Fronti Europian para 2-3 ditëve
Rijad Shaqiri nga VLEN thotë se si koalicion më herët e kanë parashtruar në organet kompetente kërkesë për mbajtje të tubimit qendror në sheshin Iliria në Tetovë, përcjell TV21.
“Ne kemi adresuar kërkesën tonë zyrtare në komunën e Tetovës dhe në organet e rendit më 18 prill që të mbajmë tubimin, nga ana e oponentëve tanë ka një kërkesë e cila është e adresuar me sa di unë, para 2-3 ditësh”, tha Rijad Shaqiri.